Arbëri

Komuna e Prishtinës ndalon dhe gjobit kompanitë që shpërndajnë fletushka marketingu

Komuna e Prishtinës ka treguar se duke filluar nga 1 maji 2019, do të gjobisë kompanitë dhe bizneset që shpërndajnë fletushka e broshura për marketing do të gjobiten me 90 euro.

Komuna ka bërë të ditur se kjo shumë mund të rritet, kur fletushkat shpërndahen në shumë kate e hyrje, transmeton koha.net.

Komuna e Prishtinës këtë e ka bërë të ditur nëpërmes rrjeteve sociale, ku ka shkruar:

“Kompanitë dhe bizneset që shfrytëzojnë fletushkat dhe broshurat si formë marketingu, janë njoftuar publikisht, se nga data 1 maj 2019, se secili rast i evidentuar do të gjobitet me 90 euro gjobë mandatore.

Kur fletushkat shpërndahen në shumë hyrje, e në shume kate, dënimi prej 90 euro shumëzohet dhe kjo shumë rritet.

Ju bëjmë thirrje kompanive dhe bizneseve edhe njëherë, që ta ndalin këtë lloj të marketingut , konsiderojnë forma tjera të reklamimit dhe që t'i respektojnë ligjet, udhëzimet administrative dhe rregulloret, në mënyrë që të shmangin gjobat.”

{gallery}