Qytetarët dhe ambientalistët kërkojnë që të ndërpritet praktika shpërndarja e fletushkave

Shahadije Bikliqi-Dragaçina Shahadije Bikliqi-Dragaçina 19 May 2019 22:30

Kompanitë e mëdha tregtare vazhdojnë të dërgojnë fletushka të ndryshme për zbritjet dhe ofertat e tyre në prag të shtëpive e banesave, pothuajse çdo fundjavë.

Kështu, kjo praktikë po krijon edhe më shumë mbeturina, të cilat rrisin në masë të madhe ndotjen e ambientit, raporton KTV.

Jo rrallë herë, bizneset, për distribuimin e fletushkave, duke përtuar t’i shpërndajnë, i vendosin ato vetëm në një vend në hyrje të objekteve.

Qytetarët janë në hall me sasinë shumë të madhe të këtyre letrave, derisa kërkojnë që një dukuri e tillë të ndërpritet.

Edhe ambientalistët shprehin shqetësimin për këtë çështje. Ata propozuan që të nxirret një udhëzim administrativ i veçantë i cili do të merrej vetëm me dënimet e bizneseve të mëdha.

Në Komunën e Prishtinës, drejtoria e Inspeksionit tashmë ka shqiptuar një numër të madh të dënimeve ndaj këtyre kompanive.

Tahiri u bëri thirrje edhe komunave të tjera t’i rrisin dënimet, duke u thirrur në Udhëzimin administrativ për mandate dhe gjoba.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme