Brenda kësaj jave, dy incidente me nxënës në gjimnazin “Sami Frashëri” Foto: Alban Bujari / KD

Brenda kësaj jave, dy incidente me nxënës në gjimnazin “Sami Frashëri”

Salie Gajtani Osmankaq Salie Gajtani Osmankaq 17 May 2019 09:33

Vetëm brenda kësaj jave Policia e Kosovës është marrë me dy incidente që kanë ndodhur në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, nxënësit e së cilës janë përfshirë direkt në to, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu, të hënën ka ndodhur një rast kur disa nxënëse të paraleleve të ndryshme jenë përfshirë në një rrahje mes vete që ka ndodhur brenda objektit të shkollës, në një klasë mësimi, e të cilin rast policia tashmë po e heton.

Ndërsa, në ditën e enjte afro 1.200 nxënës të kësaj shkolle janë mbledhur brenda oborrit të shkollës, duke shkrepur fishekzjarrë, duke ndezur fanellat e tyre, si dhe duke shkruar parulla nëpër muret e objektit të saj, për shpërndarjen e të cilëve pastaj ka ndërhyrë policia.

Këto të dhëna i ka konfirmuar për “Kohën Ditore”, komandanti i Stacionit policor “Qendra”, Shkelzen Xhafa, duke thënë se policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë nxënësit, duke i nxjerrë ata në mënyrë të qetë nga oborri i shkollës....(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme