Këshilltares së PSD-së, që mungon prej 7 muajsh, i ruhet pozita në Kuvend

Këshilltares së PSD-së, që mungon prej 7 muajsh, i ruhet pozita në Kuvend

Salie Gajtani Osmankaq Salie Gajtani Osmankaq 15 May 2019 08:25

Lëvizja Vetëvendosje i ka drejtuar një kërkesë Ministrisë së Pushtetit Lokal, nga e cila ka kërkuar interpretim ligjor për mungesën 7- muajshe të këshilltares së PSD-së, Visare Gorani. E kontaktuar në mënyrë elektronike, Gorani nuk është përgjigjur në interesimin e gazetës. Ndërkaq, vazhdon të marrë pagën prej 100 eurosh në muaj, por jo edhe mëditjen në vlerë prej 120 eurosh të tjera, e cila u paguhet këshilltarëve për pjesëmarrje në mbledhje.

Leonora Bajraktari nga Lëvizja Vetëvendosje ka këmbëngulur se pozita nuk mund t’i ruhet asnjë këshilltari pas më shumë se tri mungesave. Ajo ka thënë se pas një kërkese për interpretim ligjor, që partia e saj ia ka adresuar Ministrisë, ka marrë përkrahjen e kësaj të fundit, shkruan sot Koha Ditore.

“Departamenti Ligjor dhe Monitorim të komunave në MAPL ka përkrahur kërkesën e LVV-së në lidhje me ligjshmërinë e procedurave për zëvendësimin e këshilltarëve. Gjithashtu MAPL-ja ka ofruar përkrahjen dhe ndihmën e nevojshme për zbatimin e legjislacionit të vetëqeverisjes lokale. Tash i mbetet kryetarit të Kuvendit, Agim Kuleta ta kryejë punën e vet”, ka thënë Bajraktari.

Kryesuesi i KK-së, Agim Kuleta, nuk ka bërë kërkesë në KQZ për zëvendësimin e saj.

Ky i fundit, në një deklaratë për “Kohën Ditore”, ka thënë se është vakuumi ligjor që po e kufizon atë për ta kërkuar zëvendësimin e Goranit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme