Arbëri

INPO: Rritja e tarifës shëndetësore për banorët jorezidentë, diskriminuese

Organizata joqeveritare INPO, nëpërmjet një reagimi, të mërkurën ka kundërshtuar nismën e Komunës së Prishtinës për ndryshimin e tarifave shëndetësore për qytetarët jorezidentë.

Sipas kësaj organizate, Kuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen e katërt të rregullt pritet ta shqyrtojë propozim- vendimin për ndryshimin e tarifave shëndetësore për qytetarët jorezidentë të Komunës së Prishtinës, duke i rritur trefish më shumë të gjitha shërbimet e kujdesit primar shëndetësor, shkruan sot Koha Ditore.

“Ky vendim bie ndesh me vlerat kushtetuese, Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Ligjin për Shëndetësinë, si dhe udhëzimet administrative që rregullojnë çështjen e tarifave dhe ngarkesave për shërbime shëndetësore.

Propozim-vendimit në fjalë nuk i është bashkëngjitur dokumenti përcjellës, i cili shpjegon arsyet dhe shkaqet që kanë ndikuar për t’u ndryshuar tarifat e shërbimeve shëndetësore për qytetarët jorezidentë të Prishtinës. Po ashtu nuk është prezantuar se cili do të jetë përfitimi i Komunës së Prishtinës në rast të ndryshimit të kësaj politike”, thuhet në reagimin e INPO-s.

Kjo organizatë vlerëson se ky propozim-vendim bie ndesh me Ligjin 05/L-021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi .

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)