Arbëri

Në Prishtinë nga sot e ndaluar shpërndarja e fletushkave, 90 euro gjobë për secilin rast

Foto: Driton Paçarada

Komuna e Prishtinës njofton se nga sot është e ndaluar që të bëhet shpërndarja e fletushkave të të gjitha bizneseve.

Ka njoftuar për këtë, Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

“Më 5 prill, i njoftuam publikisht të gjitha bizneset se nga data 1 maj nuk do të lejojmë shpërndarjen e fletushkave nëpër rrugë, vetura, hyrje kolektive, etj.”, ka thënë Tahiri.

“Tash e tutje, inspektorët do të veprojnë sipas Udhëzimit Administrativ 06/2018 për Ndëshkimin me Gjobat Mandatore. Nga 90 euro gjobë për kompaninë, për secilin rast/lokacion”, ka thënë më tej ai.