Arbëri

Iniciativë për shkarkim të Kuletës, AAK-ja synon të kryesojë Kuvendin në Prishtinë

Foto: Koha

Nga 5 këshilltarë në 7.

1 nga Lëvizja për Bashkim dhe tjetra nga LDK-ja.

Kështu, AAK-ja ka rritur numrin e këshilltarëve komunalë në Prishtinë e është forcuar edhe nëpër drejtori.

Nga koha kur këshilltarja e vetme e LB-së iu bashkua AAK-së, kjo parti brenda përbërjes së ekzekutivit, ka vetëm kryesuesin, Agim Kuletën.

Kohavisioni merr vesh se do të kërkohet shkarkimi i Kuletës dhe kryesimin e seancave do ta bëjë AAK-ja.

Nga partia e kryetarit thonë se nuk kanë njohuri për këtë çështje, derisa shprehin pakënaqësi me punën e Kuletës.

Për AAK-në, drejtimi i seancave të Kuvendit nga Kuleta është përcjellë me shumë parregullsi.

Ndërsa, partitë opozitare akuzojnë Kuletën se ka shkelur rregulloret dhe ligjet në fuqi duke ua mbajtur anën partive në pushtet.

Largimi i Kuletës dhe zëvendësimi i tij me dikë nga AAK-ja pritet të bëhet në seancën e 2 majit të Kuvendit Komunal.

Partia e kryeministrit udhëheq me 3 drejtori në Prishtinë. Drejtorinë e Pronës, Sportit dhe atë të Administratës.