Arbëri

Komuna e Prishtinës ia ndalon punën përkohësisht kompanisë së cilës iu shemb pllaka

Inspektorati i Komunës së Prishtinës ia ka ndalur punimet për ndërtimin e kësaj qendre tregtare, pasi një ditë më parë ishte shembur pllaka e katit të parë.

Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri, ka thënë se punimet nuk do të vazhdojnë derisa kompania investuese të sjellë në këtë drejtori raportin për qëndrueshmërinë e objektit.

Tahiri ka shtuar se ky investitor është i pajisur me leje ndërtimore, raporton KTV.

Ai ka thënë se rasti ka shkuar në Polici dhe se do të presin për hapa të mëtutjeshëm.

Nga kompania ndërtuese, ndonëse kanë premtuar fillimisht se do të japin një përgjigje për rastin, më vonë gjatë ditës nuk kanë qenë më të qasshëm.

Kjo nuk është hera e parë që ndërtesa në ndërtim e sipër në Prishtinë janë shembur, kryesisht në lagjen “Arbëria”.