Vazhdon aksioni për largimin e taksive ilegalë në kryeqytet Foto: Ilustrim

Vazhdon aksioni për largimin e taksive ilegalë në kryeqytet

23 April 2019 10:12

Inspektorati i komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar aksionin për largimin e taksive ilegale në kryeqytet. Adonis Tahiri, drejtor i Inspeksionit Komunal, tha për Radio Kosovën se aksioni ka për qëllim zbatimin e rendit dhe ligjit në transportin e udhëtarëve dhe mallrave në kryeqytet.

Ne jemi duke i konfiskuar automjetet e taksisteve që nuk kane leje të punës nga komuna, dhe jemi duke ndërmarrë masa edhe ndaj taksive që nuk kanë leje nga Komuna e Prishtinës, por nga komunat e tjera, në raste kur këta ndërhyjnë ne linjat e tjera.

Tahiri, thotë se bashku me pjesëtarët e policisë janë në terren me shumë ekipe të inspeksionit në mënyrë që të vendosin rregull sa i përket transportit në Prishtinë.

Gjithashtu kemi shtuar kontrollin në autobusë, për të parë nëse i kanë licencat e duhura, sepse ka autobusë që janë linja ndërurbane që vijnë nga Gjilani, Podujeva që hyjnë brenda qytetit të Prishtinës e që i shfrytëzojnë stacionet e trafikut urban që nuk është e lejuar. Ata duhet të shkojnë direkt në Stacionin e Autobusëve dhe ta bëjnë zbrazjen e udhëtarëve.

Ndryshe dënimi për pronarët e taksive ilegale që qarkullojnë në Komunën e Prishtinës është 100 euro, duke mos u përfshi këtu edhe shpenzimet për bartjen me merimangë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme