Arbëri

Protestohet kundër degradimit të parkut

Këshilli për Mbrojtjen e Parkut ka njoftuar se sot banorët e lagjeve rreth parkut në mes të Velanisë, Lagjes së Muhaxherëve, Bregut të Diellit, si dhe banorë të gjithë Prishtinës, me rastin e Ditës së Tokës, do të organizojnë një tubim paqësorë në mbrojtje të parkut.

Aty do të mbillen disa fidane që në mënyrë simbolike të protestohet kundër degradimit të Parkut.

Gjithashtu, do të mbahet një fjalim nga fëmijët e komunitetit.