Komuna e Prishtinës synon zvogëlimin e numrit të minjve dhe sëmundjeve nga ta

Mehmet Krasniqi Mehmet Krasniqi 20 April 2019 21:15

Një preparat që ka përmbajtje helmi, po përgatitet për minjtë.

Pasi lidhet mirë, ajo vendoset nëpër pusetat e kanalizimit në Prishtinë ku numri i minjve është më i madh, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Me këtë nis procesi për zvogëlimin e numrit të minjve, e rrjedhimisht edhe për zvogëlimin e sëmundjeve që bartin këta brejtës.

Ky proces, i cili quhet deratizim, do të bëhet edhe në bodrumet dhe garazhet publike në lagjet e kryeqytetit.

Procesi që ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të minjve, ka nisur të mërkurën dhe pritet të zgjasë deri më 4 maj.

Projekt realizohet çdo vit në dy faza, pranverore dhe atë vjeshtore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme