Ujësjellësi “Prishtina” ka një paralajmërim të fundit për ata që përfituan nga Ligji për faljen e borxheve

Ujësjellësi “Prishtina” ka një paralajmërim të fundit për ata që përfituan nga Ligji për faljen e borxheve

19 April 2019 11:27

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” gjatë ditës së sotme paralajmëron për herë të fundit konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike.

“Të gjithë konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike Ligji nr.05 / L - 43 si dhe plotësim ndryshimin e Ligjit nr. 05 / L – 043 në Ligjin nr. 05 / L 119 si dhe Udhëzimit Administrativ (QRK) – nr. 04 / 2015 për Procedurat e Faljes së Borxheve Publike dhe kanë hyrë në marrëveshje kontraktuale, u bëjmë thirrje që të respektojnë në përpikëri kontratat për riprogramimin e borxhit, gjithnjë duke paguar këstet e përcaktuara sipas kontratës së nënshkruar si dhe faturat mujore”, thuhet në njoftim.

Duke filluar nga data 23 prill 2019 , KRU,,Prishtina,, do të marrë hapa të detyrueshëm të dërgimit të lëndëve te Përmbaruesit Privat. Shpenzimet shtesë, përveç borxhit të akumuluar dhe mospërmbajtjes së kontratës, janë të paevitueshme në moment që lënda u kalon Përmbaruesve Privat.

Pos dërgimit të lëndës te Përmbaruesit, atyre do i,u rikthehet edhe borxhi i falur, bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike.

“Ua kujtojmë se nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit kanë përfituar mbi 40 mijë konsumatorë të KRU,,Prishtina,, sh.a. Orientimi i të gjitha aktiviteteve të punës do të kenë për fokus konsumatorin me të gjitha përfitimet dhe rreziqet pa asnjë diskriminim, ku të gjithë konsumatorët do të kenë trajtim human dhe qasje në shërbim”, thuhet në fund të njoftimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme