Komuna paralajmëron masa të reja për shkelësit në transportin publik Foto ilustrim

Komuna paralajmëron masa të reja për shkelësit në transportin publik

14 April 2019 21:24

Zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë paralajmëruar masa të reja ndaj shkelësve të rregullave në trafik duke filluar nga dita e nesërme.

Adonis Tahiri, zëdhënës i Komunës, ka bërë të ditur se që nga nesër sipas ligjit dhe rregullores në fuqi, çdo automjet i konfiskuar në rrugë do të mbahet dy deri në pesë ditë.

“Nga nesër, me masa shtesë për rend dhe rregull në transport. Sipas ligjit dhe rregullores në fuqi, çdo automjet i konfiskuar do të mbahet dy deri në pesë ditë”, ka thënë Tahiri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme