Ende ka rrugë me baltë në Prishtinë, ankohen banorët

Mehmet Krasniqi Mehmet Krasniqi 14 April 2019 08:30

Ndonëse jemi në shekullin 21, kryeqyteti ka ende rrugë të parregulluara, me baltë dhe gropa të shumta.

Milazim Zeka, po thuajse çdo ditë kalon nëpër rrugën “Jakovë Xoxa” në lagjen “Mat 1” të Prishtinës.

Ai thotë se gjendja e rëndë e rrugës, po i shkakton shumë probleme, raporton “038” i KTV-së.

Zeka nuk e ka të qartë se pse komuna nuk e rregullon atë, pavarësisht se ka vite që është në këtë gjendje.

Me të njëjtat telashe që i shkakton kjo rrugë, përballet edhe një qytetar tjetër, Sytki Mavriqi.

Drejtori për Investime Kapitale në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, nuk ka treguar nëse rruga do të rregullohet këtë vit.

Deri më tani, komuna nuk e ka shtruar këtë rrugë as me kubëza, siç ka bërë me shumë të tjera.

Këtë investim të përkohshëm, ajo e ka bërë për shkak të kostos së lartë të shpronësimeve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme