Arbëri

“Aktashi”, pas shiut, probleme me rrjetin e kanalizimit

Sa herë që ka reshje të mëdha të shiut, banorëve të "Aktashit" në kryeqytet u del problem me rrjetin e kanalizimit.

Pusetat nuk arrijnë t’i përballojnë ujërat fekale dhe atmosferike dhe, si pasojë, ato dalin jashtë. Banorët thonë se janë në hall me kundërmimin e rëndë.

Banorët, faj për këtë i lënë Komunës së Prishtinës, e cila, sipas tyre, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, asnjëherë nuk ka intervenuar në rregullimin e këtij problemi.

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë depërtuar edhe brenda disa shtëpive, në disa lagje të tjera në kryeqytet.

Sipas një raporti të drejtorisë së Shërbimeve Publike, përveç depërtimit të ujërave në bodrumet e këtyre shtëpive, dëme të tjera nuk ka pasur.

Mirëpo në disa video të qytetarëve, shihet se Qendra për Punë Sociale në kryeqytet ka pësuar nga vërshimet.