Arbëri

Komunës së Prishtinës i kërkohet lokacion për varrosjen e kafshëve

Një grup qytetarësh i kanë parashtruar kërkesë komunës së Prishtinës për një lokacion të veçantë për varrosjen e kafshëve.

Kërkesën e tillë, të hënën, e kanë dorëzuar në Komunë eksperti i Mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu dhe poeti Lulzim Tafa.

“Unë me kolegun tim, profesorin Lulzim Tafa, i cili është një lobues i madh për të drejtat e kafshëve, kërkuam nga kryetari Shpend Ahmeti që të caktojë një lokacion për varreza të kafshëve”, ka thënë të hënën Gërxhaliu.

“Pasi me la Lexi, thjesht një brengë më kaploi në mungesë të një vendi të posaçëm për ta varrosur, dhe u detyrova ta varros në pllacin tim. Por shumë nga adhuruesit e kafshëve më kanë thirrur më pas, duke më pyetur se ku e kam varrosur Lexin. Të gjithë adhuruesit e kafshëve janë detyruar të varrosin adhuruesit e tyre nëpër vende të fshehta: male, oborre etj”, ka thënë Gërxhaliu.

Sipas tij, këtë kërkesë ai ia kishte parashtruar edhe personalisht kohë më parë kryetarit Ahmeti, i cili, siç thotë, i kishte premtuar se do të shikonte të bënte diçka në këtë drejtim, meqë deri atëherë askush nuk ia kishte adresuar Komunës një kërkesë të tillë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)