Arbëri

Hapet çerdhja “Milingonat” në Prishtinë

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se sot është hapur çerdhja “Milingonat” në lagjen Kodra e Trimave.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se investimi më i madh i shoqërisë është pikërisht investimi në edukimin e hershëm, në mënyrë që fëmijëve t’u sigurohet një e ardhme më e mirë.

“Kjo është çerdhja e parë që po e hapim këtë vit dhe shumë shpejt do të i hapim edhe çerdhet e radhës, në lagjet Tophane, Kalabri dhe çerdhen e rindërtuar “Yllkat”, duke vazhduar kështu deri sa të arrijmë që të ofrojmë hapësirë për të gjithë fëmijët e kryeqytetit”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

I pari i Prishtinës ka thënë se qëllimi i tyre kryesor është çerdhja me kosto të përballueshme për të gjithë prindërit, e veçanërisht për nënat vetushqyese, në mënyrë që të iu ofrohen mundësitë e barabarta në edukimin e fëmijëve të tyre.

“Sikur edhe çerdhet tjera me bazë në komunitet, edhe kjo, do të udhëhiqet nga vetë komuniteti i prindërve”, ka thënë ai.