As sot nuk u mbajt mësim në shkollat e Prishtinës – askush s’e di çfarë do të ndodhë javën tjetër

Ridvan Hamza Ridvan Hamza 30 March 2019 19:08

E shtuna do të duhej të ishte një ditë e zakonshme mësimi, në filloren “Ismail Qemali” të kryeqytetit.

KTV-ja ka biseduar me drejtoreshën Dida, e cila ka bërë të ditur se mëngjesin e kësaj dite, janë paraqitur vetëm 10 nxënës.

Gjendja e krijuar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për zëvendësimin e orëve të humbura në grevë, ka krijuar konfuzion, për shkak të kundërshtimit të SBASHK-ut për ta bërë këtë.

Edhe Këshilli i prindërve në Prishtinë, është shprehur pro zëvendësimit të orëve të humbura gjatë asaj që do të duhej të ishte një javë pushimi pranveror.

Për zëvendësimin orëve, janë edhe mësimdhënësit e Këshillit iniciues të ciklit të klasave 1-5.

Fatos Osmani, zyrtar për Arsim në Komunën e Prishtinës, i ka thënë KTV-së, se e kanë përcjellë vendimin e ministrisë te të gjitha shkollat.

“Mbetet të shihet se si do të reflektojnë mësimdhënësit, vendimin e kujt do ta respektojnë, të MASHT-it apo të SBASHK-ut”, ka deklaruar Osmani.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme