Arbëri

Banorët e lagjes “Mat” ankohen për rrugën e ngushtë, Komuna arsyetohet me problemet pronësore

Kjo është rruga “Shaqir Igrishta” në lagjen “Mat” të kryeqytetit, të cilën Komuna e ka shtruar me kubëza ditëve të fundit.

Mirëpo, banorët janë të pakënaqur, pasi thonë se rruga e ndërtuar është shumë e ngushtë dhe jofunksionale, raporton emisioni “038” i KTV-së.

Kundër rrugës së gjerë vetëm tri metra, është edhe njëri nga banorët, i cili thotë se ka lëshuar dy metra të tokës së tij.

Komuna thotë se nuk ka mundur që rrugën ta ndërtojë me gjerësinë e duhur për shkak të problemeve pronësore.

Sipas Mehmetit, kjo rrugë do të qëndrojë në këtë gjendje derisa të arrihet ndonjë marrëveshje ndërmjet Komunës dhe banorëve.

Pasi që rruga nuk i zë dy automjete në të njëjtën kohë, Mehmeti paralajmëron se rregullimi i qarkullimit në të do të bëhet me semaforë.

Kjo nuk është hera e parë që kjo rrugë është shtruar me kubëza. Ky investim i përkohshëm është bërë disa herë nga zyrtarët komunalë, të cilët kanë dështuar që të ndërtojnë rrugë me standarde.