Arbëri

KPK në Prishtinë: Në fundjavë s’do të kompensohen orët e humbura të mësimit

Descriptive Text

KPK-ja ka bërë të ditur se fundjavat nuk do të përfshihen në planifikimin për kompenzim të ditëve të humbura të mësimit, megjithatë u ka bërë thirrje prindërve që nga 1 prilli t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.

“KPK si organi më i lartë përfaqësues i Prindërve të Komunës së Prishtinës, ka marrë vendim që t'ju bëjë thirrje prindërve që javën e ardhshme, nga data 01.04.2019-05.04.2019, t'i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, sipas orarit të rregullt mësimor. Po ashtu, ju njoftojmë se, duke u bazuar në rekomandimet tuaja të cilat i keni adresuar në emailin zyrtar të KP, fundjavat nuk do të përfshihen në planifikimin për kompenzim të ditëve të humbura të mësimit”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Më tutje thuhet se sipas këtij planifikimi, pesë ditë mësimi do të përmbushen javën e parë të prillit, ndërsa pesë ditë në përfundim të vitit shkollor 2018/19, varësisht nga niveli i shkollimit.

“Ndërkohë që, KPK në koordinim me njohës të fushës së arsimit, mësimdhënës dhe drejtues të shkollave, vlerëson se 5 ditë të tjera të mësimit, mund të fuzionohen gjatë procesit të rregullt mësimor, pa pasur nevojë që kalendari shkollor të ngarkohet me ditë shtesë”, thuhet në komunikatë.