Arbëri

Vazhdon pastrimi i semaforëve në Prishtinë

Pak ditë më parë në kryeqytet ka nisur pastrimi i semaforëve.

Ky pastrim po bëhet nga një ndërmarrje private, që mësohet se është kontraktuar nga komuna e Prishtinës.

Në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, sot janë parë një ekip nga kjo ndërmarrje tek pastronte semaforët, ndonëse kjo duket se i pengon qytetarët.

Afër tyre shihet vetëm një mbrojtëse pranë rrugës, por asnjë mjet tjetër.