Arbëri

Më 1 Maj ndalohet qarkullimi i automjeteve për në Gërmi

Foto: Koha / ilustrim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një urdhërese ka ndaluar për datën 1 Maj qarkullimin e automjeteve për në Gërmi, me qëllim të evitimit të tollovive që mund të shkaktojnë ato në ditën kur në këtë vendpiknik festohet Dita e Punëtorëve.

Urdhëresa nuk pengon qarkullimin e autobusëve NPL “Trafiku Urban”, linja 4, automjeteve të policisë, të urgjencës, të zjarrfikësve, të KFOR-it, EULEX-it, “Hortikuklturës”, “Pastrimit”. Linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit të rregullt deri në lagjen “Sofalia”, transmeton Koha.net

Pika përfundimtare për lëvizjen e lirë të automjeteve, përveç banorëve të lagjeve: “Normale”, “Sofalia” , “Tauk-Bahqe” dhe restoranteve - vilat: “Freskia” dhe “Lira” , do të jetë kryqëzimi i rrugëve “1 Tetori” - “Nazim Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paqarizi”; kryqëzimi i rrugëve “Nazim Gafurri” - “Xhavit Ahmeti” dhe “Dr. Lec Gradica”; kryqëzimi i rrugëve “Dr. Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë, në drejtim të pishinës dhe parkut “Gërmia”.

Transporti publik i qytetarëve për në parkun “Gërmia”, deri te pishina, do të bëhet ekskluzivisht me autobusë të “Trafiku Urban”, linja 4.

Në një urdhëresë të lëshuar nga komuna thuhet se inspektorët përgjegjës të Drejtorisë së Inspeksionit do të parandalojnë shërbyesit e paautorizuar që të bëjnë shitjen, shërbimin ndaj qytetarëve dhe do të organizojnë kujdestari, me qëllim të ruajtjes së ambientit.

Image
Image