Nxënësit e shkollës finlandeze në Prishtinë marshojnë sot kundër ndotjes se ajrit

Nxënësit e shkollës finlandeze në Prishtinë marshojnë sot kundër ndotjes se ajrit

15 March 2019 09:59

Në Prishtinë, sot, nga ora 15:00, nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme finlandeze në kryeqytet kanë paralajmëruar një marsh protestues kundër ndotjes së ajrit dhe ndryshimeve klimatike.

Ky marsh, që niset nga sheshi "Zahir Pajaziti", organizohet si pjesë e fushatës globale, përmes të cilës nxënësit në qytetet kryesore të botës protestojnë kundër ndotjes së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

Vetëm në komunën e Obiliqit këtë vit mbi 12,000 nxënës kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasoje e ajrit te ndotur, ndërsa Kosova e ka numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë si pasojë e ajrit të ndotur.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme