Aktivistë të Vetëvendosjes pastrojnë nënkalimin në Kalabri, i kërkojnë Komunës “funksionalizimin e plotë”

Aktivistë të Vetëvendosjes pastrojnë nënkalimin në Kalabri, i kërkojnë Komunës “funksionalizimin e plotë”

10 mars 2019 23:18

Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë pastruar nënkalimin në lagjen Kalabria.

Kanë thënë ta kenë marrë këtë aksion pas vizitës që kanë bërë aty një ditë më parë, e ku kanë parë gjendjen në të cilën ndodhej pastërtia në këtë Kalabri.

I kanë kërkuar Komunës së Prishtinës që të merret me, siç kanë thënë ata, me funksionalizmin e plotë të këtij nënkalimi.

“Pas vizitës së djeshme në lagjen Kalabria ku anëtarë të kryesisë panë nga afër gjendjen e rëndë në të cilën ishte nënkalimi që lidh këtë lagje, sot, aktivistë të Lëvizjes larguan mbeturinat nga ky nënkalim. Tash i mbetet Komunës ta rregullojë ndriçimin dhe të intervenojë në rrjetin e ujërave të zeza, në mënyrë që ky nënkalim të jetë totalisht funksional”, thuhet në njoftimin për media të LVV-së.

Vetëvendosje dhe Shpend Ahmeti kanë pasur koalicion në udhëheqjen e Prishtinës në mandatin e dytë, pas ndarjes së Ahmetit nga Vetëvendosje. Opozitarizmi i Vetëvendosjes në Prishtinë është rikthyer pasi ka prishur koalicionin me Ahmetin.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme