Arbëri

Inspektorët në Prishtinë “luftuan” edhe në fundjavë taksitë ilegalë dhe shitësit në Sheshe

Mesdita e së dielës, inspektoratin e komunës së Prishtinës së bashku me Policinë, e ka gjetur në aksion për largimin e taksive ilegal.

Një ndalim i është bërë edhe këtij shoferi, raporton KTV.

Pas kontrollimit, inspektorët kanë vendosur të shkruajnë gjobë dhe t’i marrin targat e veturës.

Nga aty, inspektorët kanë vazhduar drejt qendrës së kryeqytetit.

Sheshet e kryeqytetit kanë qenë më të lira për të lëvizur.

Inspektori i rendit komunal, Bujar Abazi, tha se vazhdimisht ekipet janë në terren, për të larguar shitësit ilegalë.

Qytetarët e përkrahin një nismë të tillë.

Sipas inspektorëve, jo gjithmonë është e lehtë për ta kryer punën pasi që siç thonë ata, gjatë inspektimit, kanë telashe me shitësit ilegalë.

Ndryshe, veturat për fëmijë tani më nuk janë pjesë e sheshit “Zahir Pajaziti”, pasi që ato janë marrë të gjitha nga inspeksioni.