Arbëri

Përplasje e fyerje të reja mes asamblistëve të VV-së e PSD-së në Kuvendin e Prishtinës

Propozim-planet rregulluese të hollësishme për lagjen “Mati 1” dhe “Kalabria”, kanë përpasur asamblistë të Vetëvendosjes dhe PSD-së, në mbledhjen e dytë të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Këshilltarët komunalë, dikur pjesë e një partie, kanë ofenduar njëri-tjetrin, raporton KTV.

Vala Peshku e PSD-së i ka thënë “kastravec” Egzon Azemit të LVV-së.

“Cila është arsyeja që i keni zgjedhur këto forma, pikërisht sepse e dini që s’do të përfundojnë në shtator. Keni dështuar katër muaj për tenderin”, ka thënë Azemi.

“Me rëndësi është ka punohet dhe opozita është e lumtur me atë që panë sot, edhe pse s’po shihen të lumtur sepse kanë menduar që nuk do të prezantohet asgjë, por ne punojmë”, ka thënë Peshku.

Ekzekutivi thotë se këto plane rregulluese mundësojnë që shpronësimet t’i bëjnë në formë më të përshtatshme, me koeficient e jo me para.

Në seancën e së enjtes, këshilltarët komunalë kanë kritikuar kryetarin Shpend Ahmeti për mos-shpenzimin e 25 milionë eurove nga buxheti i 2018-s dhe bartjen e tyre në këtë vit.