Banorët e Prishtinës ankohen se zhurma në Qendër po vazhdon edhe me gjithë marrëveshjen

Banorët e Prishtinës ankohen se zhurma në Qendër po vazhdon edhe me gjithë marrëveshjen

Salie Gajtani Osmankaq Salie Gajtani Osmankaq 20 February 2019 08:31

Tejet jetëshkurtër ka rezultuar të ketë qenë respektimi i marrëveshjes së arritur midis banorëve të Qendrës së Prishtinës dhe pronarëve të kafeneve që gjenden në rrugën “Rexhep Luci”, për funksionimin e këtyre të fundit pa iu penguar qytetarëve.

Vetëm një ditë pas konfirmimit se kjo marrëveshje ishte arritur me ndërmjetësimin e Komunës së Prishtinës, banorët janë ankuar se “jemi në zor” prej zhurmës që vjen prej kafeneve, shkruan sot Koha Ditore.

Banorët e kësaj pjese të qytetit kanë thënë se “ka qenë jonormale” zhurma e kafeneve gjatë ditëve të fundit, që nga festa e Pavarësisë-17 Shkurti. Ndërkaq, se ka pasur zhurmë për festën e Pavarësisë, e kanë pranuar edhe përfaqësues të banorëve të kësaj pjese të qytetit. Porse ata thonë se banorët janë njoftuar me kohë se do të ketë muzikë për shkak të festës, porse kjo gjë ka ndodhur vetëm gjatë 17 shkurtit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme