Arbëri

7-8 raste të abuzimeve me të mitur në vit në Prishtinë

Rreth 45 raste të abuzimeve seksuale me të mitur janë regjistruar në pesë vjet në Prishtinë, sipas Vebi Mujkut, ekspert i çështjeve sociale.

Ai ka thënë se në mesin e rasteve të abuzimeve të të miturave ka të përfshirë si abuzues zyrtarë policorë, mësimdhënës e sidomos arsimtarët e edukatës fizike.

“Shtatë apo tetë raste të abuzimeve seksuale me të mitura raportohen çdo vit vetëm në Prishtinë. Ka policë, mësimdhënës, përfaqësues të ministrive”, ka thënë ai në Puls të KTV-së. “Ka pas të paraqitur edhe zyrtarë policorë që kishin detyrë të kujdeseshin për ato të mitura. Janë raste që dihen e po trajtohen nëpër gjykata. Megjithatë, numri më i madh është nga të tjerët”.

Image