Arbëri

INPO: Bie shpenzimi i buxhetit për investime kapitale, rriten shpenzimet e luksit në komunën e Prishtinës

Organizata joqeveritare INPO, e cila monitoron punën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, të mërkurën ka reaguar ndaj nivelit të shpenzimit të buxhetit për investime kapitale.

Sipas komunikatës së saj, del se Prishtina ka shpenzuar 43 për qind të buxhetit për investime kapitale, porse ka rritur shpenzimet e luksit.

“Nga mbi 38 milionë euro të parapara për këtë kategori, Komuna ka shpenzuar vetëm 16 milionë e 728 mijë euro, apo vetëm 43.47% të mjeteve në dispozicion. Krahasuar me vitet paraprake 2017, 2016 dhe 2015, vërejmë se niveli i ekzekutimit të buxhetit për investime kapitale ka pësuar rënie drastike. Në vitin 2017, nga kjo kategori buxhetore ishin shpenzuar 56.48% të mjeteve në dispozicion, ndërkaq 58% në vitin 2016 dhe 62% në vitin 2015”, thuhet në reagim.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)