Vetura e policisë bllokon trotuarin Foto: Koha

Vetura e policisë bllokon trotuarin

11 February 2019 14:42

Një lexues i Portalit Koha.net, ka dërguar disa fotografi të një rasti që ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas lexuesit, ka disa ditë që ky polic, i cili shihet në foto brenda në veturë të Policisë së Kosovës, parkohet mbi trotuar.

Ky qytetar ka thënë se kjo nuk është hera e parë që nga po i njëjti polic has në këtë veprim. Nga i njëjti, ka kërkuar përgjigje pasi thotë se vetura e parkuar, bën që qytetarët të ecin në rrugë. Por, thotë se polici, duke treguar autoritet, e ka qortuar dhe i ka thënë se nuk është punë e qytetarëve të flasin për veprat e policëve.

I njëjti ka raportuar se polici madje s’vë as rrip sigurie.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Filani15/02/2019 14:17

A se shifni cfare shefi kane si Tinki Vinki? Cka pret njeri me mire prej tije.

Shto koment

Të ngjashme