Shërbyesit civilë në Prishtinë s’e ndërpresin grevën pa u realizuar kërkesat e tyre

Shahadije Bikliqi-Dragaçina Shahadije Bikliqi-Dragaçina 31 January 2019 19:26

Vetëm nga kjo kioskë elektronike janë lëshuar dokumente të gjendjes civile në Komunën e Prishtinës të enjten.

Kjo shkaku se shërbyesit civilë të kësaj komune, kanë hyrë në grevë tërëditore në afat të pacaktuar, raporton KTV.

po kërkojnë ngritje të koeficientit për 40 për qind më shumë se koeficienti bazë që është propozuar në Projektligjin për Paga dhe të trajtohen ndryshe prej shërbyesve të tjerë.

Sipas tyre, greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave legjitime të nëpunësve civilë të Komunës së Prishtinës.

Ndërsa, kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, ka thënë se PSD-ja ka kërkuar që në Draftligjin për paga, këta shërbyes civilë të trajtohen ndryshe.

Por, sipas tij, kjo nuk është miratuar në Komisionin Parlamentar për Administratë Publike.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme