Komuna pret t’i ndalojë taksitë ilegale me policinë e vet

Komuna pret t’i ndalojë taksitë ilegale me policinë e vet

Salie Gajtani Osmankaq Salie Gajtani Osmankaq 24 January 2019 09:39

Pronarë të kompanive private të transportit publik dhe qytetarët e Prishtinës kanë ngritur shqetësime për shtimin e taksive ilegale në kryeqytet, të cilat, sipas tyre, po i kontribuojnë kaosit në trafik dhe po dëmtojnë kompanitë e licencuara që kryejnë këto shërbime.

Brahim Deliu, nga kompania private e licencuar për transport publik, “Bleri Comerc”, ka thënë për “Kohën Ditore” se kohëve të fundit janë shtuar tej mase taksitë ilegale, që operojnë me automjete të ndryshme, prej veturave më të vogla e deri tek kombi-busët me më shumë ulëse, shkruan sot Koha Ditore.

Ai ka thënë se nëpër linjat që mbulojnë ata, aktualisht qarkullojnë 15 operatorë, 70 për qind e të cilëve janë ilegalë.

“Vetëm 4 deri në 6 operatorë jemi transportues të licencuar. Dhjetë të tjerë janë ilegalë. Tollovi e tmerrshme bëhet prej tyre çdo ditë, prej Bardhoshit deri tek rrethi i Spitalit (QKUK-ja)”, ka thënë Deliu.

Ai ka shtuar se prej kësaj pune mban familjen, paguaj për licencë dhe çdo obligim tjetër ligjor, por jo rrallëherë nuk arrin t’ i nxjerrë as shpenzimet mujore. Kurse, operatorët ilegalë nuk e paguajnë asnjërën nga to, përderisa fitojnë duke na ndërhyrë në linjat tona, ka thënë ai.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

albani25/01/2019 15:32

transportuesit ilegal, jo qe e demtojne transportin e licencuar, por shkaktojne tollovi dhe pengesa te shumeta ne stacionet ku ndalen autobuset. Ata jane te dukshem nga inspekcioni dhe policia, por vazhdojne punen pa pengesa, dyshoje se jane te lidhure me ta, por si duket jane te lidhure edhe me shoferet e autobuseve urban publik. Ata bartin, shume me tepere udhetare se transportuesit e licencuar. Kojo munde te ndalet, por asnjihere nuk eshte marre seriozishte ky akcion.! Eshte interesant, se nji pjese etyre jane nga qytetet tjera te Kosovese, dhe persona qe jane ne maredhenje pune.! Kjo eshte qeverisja e Kryeqytetit dhe e Kosovese.!

Shto koment

Të ngjashme