Komuna e Prishtinës anulon tenderin për qumështin

Komuna e Prishtinës anulon tenderin për qumështin

23 janar 2019 19:50

Komuna e Prishtinës ka anuluar tenderin për furnizim me qumësht në shkolla.

Në njoftimin për anulim të tenderit, Komuna e Prishtinës arsyetohet se oferta ka tejkaluar shumën e ndarë nga ekzekutivi komunal për qumështin, raporton Koha Ditore. 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë për KTV-në se ky është tender i ri, dhe se nuk është anuluar për shkak të padisë së VV-së.

“Kësaj radhe ka qenë veç një ofertues dhe ka ofertuar me 25 centë (jo Devolli) dhe ne kemi pas vetëm 20 centë për njësi. Thosha unë se askush as nuk i afrohet 20 centëshit”, ka thënë Ahmeti.

Pikërisht për tenderin me qumështin, LVV-ja ka paditur Komunën e Prishtinës. I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmetit vazhdimisht ka deklaruar se çmimi me të cilin e blejnë qumështin për furnizim të nxënësve si pjesë e shujtës është më i lirë se çmimi i tregut.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme