Arbëri

Përmirësimi i cilësisë së ajrit në Prishtinë, në mëshirë të reshjeve atmosferike

Descriptive Text

Normat e lejuara evropiane për cilësi të ajrit vlerësohen në 50 mikronë. Ndërkohë që matjet e bëra në Kosovë për cilësinë e ajrit, i tejkalojnë shumëfish këto vlera, sidomos në sezonin e dimrit.

Ditët e fundit, matjet kanë treguar se mikronët kanë arritur në 350, vetëm në qytetin e Prishtinës.

Kështu thotë Ilir Morina, shef ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, sipas të cilit, matjet e cilësisë së ajrit në vend bëhen në baza ditore.

“Ne marrim raporte ditore për cilësinë e ajrit në Kosovë nga 8 stacione online, të cilat matin cilësinë e ajrit në Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Prizren, Han të Elezit dhe Gjilan. Gjendja këtë vit krahasuar me vitin e kaluar ka qenë shumë më e mirë, por ka pasur net kur e ka kaluar normën e lejuar dy deri në tre fish”, tha Morina.

“Ende nuk kemi arritur deri në 350 mikronë e ajo ka ndodhur para dy netësh, derisa të hënën ka qenë gjendja më e përmirësuar, pra 24 orët e fundit ka qenë në suazat normale. Gjatë javës së kaluar kemi pasur disa net me tejkalime më të mëdha. Por, krahasim me vitin e kaluar, kemi përgjysmë më pak ditë që kanë tejkaluar normat e lejuara”, tha Morina.

Termocentralet (Kosova A dhe B) konsiderohen si burimet kryesore të ndotjes së ajrit, sidomos në rrethinën e Prishtinës, Obiliqit e Fushë Kosovës, por vlerat e ndotjes vlerësohet se i shtojnë dukshëm edhe automjetet në qarkullim, sidomos ato të vjetrat, si dhe shfrytëzimi i qymyrit për ngrohje në zonat urbane. Ndotjes, i shtohet edhe faktori tjetër, ai i menaxhimit joadekuat të mbeturinave.

Në anën tjetër, Trim Ilazi, aktivist për mbrojtjen e mjedisit thotë se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë në drejtim të përmirësimit të cilësisë së ajrit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni sot në Radio Evropa e Lirë