Arbëri

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në Prishtinë që 12 orë pa rrymë

Nga ora 22:00 e së enjtes, një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza” ka mbetur pa energji elektrike.

Zyrtarë të KEDS-it, fillimisht kanë thënë se ka një defekt dhe se do të sanohet së shpejti, porse as pas më tepër se 12 orësh në këtë pjesë nuk është rikthyer furnizimi me energji elektrike.

Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it, ka konfirmuar për portalin Koha.net se një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza” ka mungesë të energjisë elektrike tash e 12 orë.

“Po është e vërtetë. Ka prishje të daljes Mati 2. Ekipet kanë dalë në terren menjëherë dhe janë duke bërë maksimumin që të sanohet sa më shpejtë”, ka thënë Buzhala.