Bora vështirësoi ofrimin e shërbimeve nga Urgjenca dhe “Pastrimi”

Mehmet Krasniqi Mehmet Krasniqi 12 January 2019 17:08

Sa herë që bie borë, në Prishtinë shkaktohen telashe të shumta. Shërbimet publike në Prishtinë, veçanërisht ato të emergjencës, janë ofruar me vështirësi gjatë këtyre ditëve

Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve, raporton KTV.

Këtij vozitësi iu desh ndihma e Policisë për të qarkulluar me veturën e tij.

Autoambulancat e Qendrës së Mjekësisë Urgjente në kryeqytet, me vështirësi u kanë ofruar shërbim nëntë qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë deri në orët e pasdites.

Doktor Bajrami, tregon se në cilat zona po kanë më të vështirë intervenimin.

Qytetarët janë shprehur të pakënaqur që trotuaret kanë mbetur të papastruara nga bora, duke thënë se në këto kushte rrezikohen nga rrëshqitjet.

Komuna e Prishtinës thotë se kompanitë janë vazhdimisht duke intervenuar për pastrimin e rrugëve, por gjendja e tyre nuk është aq e mirë për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës.

Zëdhënësi Adonis Tahiri, tha se janë në komunikim të vazhdueshëm me shërbimet mjekësore emergjente dhe se po u jepet prioritet pacientëve që patjetër duhet të marrin terapi.

Tahiri ka apeluar te qytetarët të cilët kanë nevojë për ndihmë, të lajmërohen në Qendrën e Thirrjeve.

Komuna ka angazhuar tetë kompani për pastrimin e rrugëve nga bora, dy prej të cilave po mirëmbajnë rrugët nëpër fshatrat e Prishtinës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme