Mosrregullimi i shkallëve dhe ngricat rrezikojnë banorët e Arbërisë

Mosrregullimi i shkallëve dhe ngricat rrezikojnë banorët e Arbërisë

11 janar 2019 12:39

Zvarritja e punimeve tash e një vit e rregullimit të shkallëve në lagjen Arbëria, po i shkaktojnë telashe të shumta banorëve atje, duke ia vështirësuar qarkullimin.

Mirëpo, përveç kësaj, ngricat e mëdha po i rrezikon edhe jetën atyre, duke marrë parasysh mungesën e mbajtësve dhe punëve tjera të pakryera.

Të paktën kështu thonë banorët e Arbërisë, të cilët shprehen të revoltuar me këtë gjendje që është tash e një vit.

Alitin Daka, banor i kësaj lagje, thotë se shkallët është dashur të rregullohen kohë më parë, pasi përveç rrezikshmërisë nga punët e pakryera dhe ngricat kanë bërë që të rrezikohet dhe jeta e tyre.

“E kanë vonuar pak punën që është dashur me bërë, u dashtë më shpejtë, tash dimrit pak vështirë se po mundet akulli me shkaktuar rrëshqitje, dëmtime”, citon kp të ketë thënë ai.

Banorja tjetër e kësaj lagje, Emine Sahiti, thotë se rregullimi i shkallëve është dashur të përfundojnë verës, sepse siç e cilëson ajo, siguri gjatë stinës së dimrit nuk ka.

Qëndrim Arifi nga Iniciativa për Progres “INPO”, e cila monitoron komunën e Prishtinën, thotë se vonesat e këtyre projekteve po e paraqesin komunën joserioze. Ai thekson se neglizhenca e tillë është një përbuzje skandaloze e buxhetit publik.

Ndërsa ka akuza për menaxherët e këtij projekti që janë në kuadër të komunës. Sipas Arifit, ata duhet të jenë më të efektshëm dhe të marrin masa në rastet kur nuk respektohen afatet e punës.

Lëvizja Vetëvendosje që është opozitë në kryeqytet, përmes asamblistit të tyre, Eman Rrahmanit shprehet më e ashpër karshi neglizhencës së rregullimit të shkallëve në këtë lagje.

Zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri vonesat në këtë projekt i arsyeton me kushtet e këqija atmosferike dhe procedurat e zgjatura që është dashur për të përshtatur materialin e ndërtimit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme