Banorët e Nishecit, Dabishecit e Hajkobillës të bllokuar nga bora

Rajmonda Zhdrella Sopjani 10 janar 2019 19:10

Në ambulancën e fshatit Dabishec të Komunës së Prishtinës, mjeku shkon një herë në javë, çdo të enjte.

Ekipi mjekësor ka arritur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Keqekollë, por e ka pasur të pamundur të arrijë në destinacionin final, raporton KTV.

Vështirësi nëpër fshatrat e Gollakut kanë pasur edhe policia, e edhe autobusët e transportit publik.

Derisa banorët kanë pastruar edhe vetë, thonë se pastrimi është bërë vetëm në rrugën regjionale, e jo edhe në rrugët e fshatrave.

Në Komunën e Prishtinës, zëdhënësi Adonis Tahiri ka thënë se dy kompani janë të kontraktuara për pastrim të rrugëve rurale dhe se të paktën 1 herë në ditë pastrohen të gjitha, mirëpo reshjet e dendura të borës i bllokojnë sërish.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme