Bora vështirëson heqjen e mbeturinave në Prishtinë Foto: Koha

Bora vështirëson heqjen e mbeturinave në Prishtinë

10 janar 2019 13:06

Kompania “Pastrimi” Prishtinë, njofton opinionin publik që si rezultat i të reshurave të vazhdueshme të borës, po has në vështirësi në kryerjen e shërbimit të largimit të mbeturinave.

Përmes një komunikate për media, kjo kompani kërkon mirëkuptimin e qytetarëve edhe pse po bën përpjekje që në asnjë mënyrë mos të mbetet pa u kryer shërbimi i mbeturinave sipas orarit të rregullt.

Po ashtu, kompania u bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë pikat më të afërta të kontejnerëve për hedhjen e mbeturinave, pasi qarkullimi i automjeteve po has në vështirësi si rezultat i të reshurave të borës.

Kompania “Pastrimi” thotë se është e angazhuar që në çfarëdo forme t’u ofrojë shërbim qytetarëve për një ambient më të pastër.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme