Arbëri

Ekzekutivi i Prishtinës ende i pakompletuar

Janë bërë dy muaj që kur dy dikasteret komunale ndër më të rëndësishmet për Prishtinën, ajo e Kadastrës dhe e Kulturës po funksionojnë pa drejtorë, që kur kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, shkarkoi ish-drejtorët komunalë, që vazhduan të jetë anëtarë të Vetëvendosjes.

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe opozita po e cilësojnë si papërgjegjësi mosemërimin e drejtorëve të rinj nga Shpend Ahmeti dhe njëkohësisht mungesë transparencë meqë përgjatë kësaj kohe nuk është bërë transparente se kush i nënshkruan vendimet në këto drejtori, shkruan sot Koha Ditore.

Por në kabinetin e Ahmetit kanë zgjedhur që të heshtin edhe në pyetjet e gazetës, në lidhje me delegimin e përgjegjësive të drejtorëve të shkarkuar, si dhe rreth emërimit të drejtorëve të rinj. Gazeta ka shterur të gjitha mundësitë për të marrë një përgjigje nga zyra për Informim dhe nga vetë kryetari Ahmeti, duke pritur me ditë të tëra një përgjigjeje në lidhje me këtë çështje, por ka mbetur pa të.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")