Në shumë revista botërore, kur është shkruar për Prishtinën, përveç atraksioneve turistike për t’u vizituar, është rekomanduar edhe pirja e një makiatoje.
Kjo kafe vazhdon t’i mbushë kafeteritë plot, e të jetë ndër produktet më të shitura në kryeqytet, raporton “038” në KTV.
Bizneset në Prishtinë thonë se 2018-a ka qenë profitabile për ta.
Për të tërhequr më shumë myshterinj, shumë kafeteri në mëngjes e shesin kafen më lirë.
Por, Komuna, sipas bizneseve, u ka shkaktuar edhe humbje e sidomos atyre në rrugën “Fehmi Agani”, ku në pranverë kishte punime.
Ardhja e disa brendeve ndërkombëtare këtë vit në Prishtinë, sipas Odës Ekonomike të Kosovës, ka ndikuar që ato të jenë ndër bizneset më profitabile në kryeqytet, krahas makiatove.
“Kemi një qendër shoppingu e cila ka absorbuar pjesën më të madhe të brendeve edhe të vendit, qofshin ato në tekstil ose në pjesën e modës, qofshin në shërbime të caktuara, si në gastronomi dhe aty vërehet që ka një fluks të rëndësishëm ose një pjesë e mirë e mjeteve që njerëzit i ndajnë, qoftë për mallra bazike, qoftë edhe për mallra të luksit, shpenzohen në këtë qendër apo në qendra të ngjashme”, ka thënë Berat Rukiqi, drejtor i OEK-ut.
Përndryshe, Prishtina mbetet ndër qytetet me tregtinë më të zhvilluar në Kosovë.
-
Nga: Mehmet Krasniqi
-
29 dhjetor 2018 16:09
-
Shpërndaje në: