Arbëri

​Hapet kuzhina popullore në Prishtinë për qytetarët në nevojë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga sonte ka filluar të punojë kuzhina popullore për qytetarët në nevojë, e cila do të ofrojë ushqim çdo mbrëmje.

“Sot fillojmë me kuzhinën popullore - për qytetarët në nevojë. Çdo mbrëmje për të ndihmuar. Më shumë solidaritet, barazi e mirëqenie. Falenderojmë të gjithë ata që po ndihmojnë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ahmeti kishte njoftuar ditë më parë, se prej datës 28 dhjetor do të fillojë me zbatimin për ndarjen e shujtave të ngrohta për personat në nevojë – kuzhina popullore.

Ahmeti njofton për shujta të ngrohta për personat në nevojë