Arbëri

Zvarritet Plani i Mobilitetit të Prishtinë

Shumë nga problemet me të cilat ballafaqohet prej vitesh transporti publik në kryeqytet do të evitohen me Planin e Lëvizshmërisë Urbane, i njohur ndryshe si Plani i Mobilitetit, që prej dy vjetësh e ka proklamuar Komuna e Prishtinës, por ai nuk ka filluar së zbatuari ende.

Përderisa përfaqësues të opozitës kanë akuzuar Komunën se e ka neglizhuar këtë projekt, duke e zvarritur pa dhënë asnjë sqarim, drejtues të Komunës kanë thënë se Plani i Mobilitetit do të nisë zbatimin që nga fillimi i vitit 2019, shkruan sot Koha Ditore.

Arben Vitia, përfaqësues i VV-së në qendrën për Prishtinën, i cili deri para një muaji ka qenë edhe vetë pjesë e kabinetit të Ahmetit ka thënë se ky i fundit asnjëherë nuk u ka dhënë ndonjë arsyetim drejtorëve të kabinetit dhe as opozitës se cilat janë arsyet që një projekt i dizajnuar, e madje edhe i buxhetuar në vitin 2018, të mos mbarojë gjatë vitit 2018.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)