Ahmeti thotë se punëtorët e Pallatit të Rinisë morën pagat Foto: Ilustrim/Koha

Ahmeti thotë se punëtorët e Pallatit të Rinisë morën pagat

17 dhjetor 2018 10:09

Ditë më parë punëtorët e Pallatit të Rinisë në Prishtinë kanë anuluar protestën e paralajmëruar se do të mbahej për shkak që nuk kanë marrë paga tash e 3 muaj. Sindikata e Punëtorëve tha se anuluan protestën meqë u morën vesh me komunën që pagesa të kryhet brenda dy ditësh.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se ka filluar stabilizimi i Pallatit të Rinisë – “paguhen pagat e punëtorëve”, transmeton Koha.net.

“Pas përfundimit të procedurave administrative tashmë Pallati i Rinisë është në menaxhim të Komunës. Me këtë fillojmë edhe stabilizimin e Ndërmarrjes e e cila i ka mbi 3 milion euro borxhe”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Të premten, thotë Ahmeti, “kemi kaluar krizën e parë të pagave pas marrëveshjes me përmbaruesit që bllokojnë llogaritë. Janë pagur paga për dy muaj dhe vazhdojmë me hapat e tjerë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme