Fëmijët ankohen se po degradohet Parku te Varrezat e Dëshmorëve Foto: Koha

Fëmijët ankohen se po degradohet Parku te Varrezat e Dëshmorëve

15 dhjetor 2018 12:58

Fëmijë të lagjeve përreth Parkut te Varrezat e Dëshmorëve në Velani të Prishtinës së bashku me prindërit e tyre, kanë protestuar kundër degradimit të këtij parku.

Fëmijët kanë kërkuar që parku të kthehet në shfrytëzim për ta, duke ndërtuar fusha sportive dhe krijuar hapësira gjelbëruese. Lënia në gjysmë e ndërtimit të amfiteatrit në këtë pjesë, sipas fëmijëve rrezikon jetët e tyre.

Njëri nga fëmijët protestues, Leon Bicaku, tha se në vend që të merren me shkollimin e tyre, ata tash duhet të trajtojnë probleme që janë përgjegjësi e institucioneve, raporton KTV.

Ai tha se parku po degradohet duke u shndërruar në varreza. Sipas tij dëshmorët meritojnë të pushojnë në një vend më të përshtatshëm.

Liridon Llapashtica, një nga organizatorët tha se kanë kërkuar disa herë nga komuna që parkut t’i ruhet destinacioni. Ai bëri të ditur se kanë marrë premtime nga Agjencia për Mbrojtjen e Komplekseve Memoriale që vitin e ardhshëm do të rregullojnë këtë park.

“Parku, vendi më i dashur i fëmijëve të komunitetit”, “stop degradimit të parkut”, “duam fusha sporti në park”, ishin disa nga pankartat që fëmijët mbanin në duar.

Ndërsa prindërit kanë kërkuar qe varrezat të largohen nga kjo hapësirë. Fëmijët kanë mbjellë një fidan si simbolikë kundër shkatërrimit të gjelbërimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme