Nga nesër nuk do të paguhet asnjë çmim për të hyrë në “Stacionin e Autobusëve” Foto: Ilustrim/Koha

Nga nesër nuk do të paguhet asnjë çmim për të hyrë në “Stacionin e Autobusëve”

13 dhjetor 2018 17:31

Bordi i Stacionit të Autobusëve, ka marrë vendim se nga nesër, datë 14 dhjetor 2018, nuk do të praktikohet çmimorja prej 10 centë, 50 centë dhe 1 euro për të hyrë në “Stacionin e Autobusëve”.

Ky vendim është marrë nga Bordi i Drejtorëve të Stacionit si dhe pas rekomandimit të Komisionit të aksionarëve në Komunën e Prishtinës, raporton KOHA.net.

Këtë njoftim e kishte bërë ditë më parë edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili në Facebook kishte shkruar se pas marrjes në administrim të plotë të Stacionit të Autobusëve nga koalicioni qeverisës në Prishtinë, gjëja e parë që do të kërkohet nga bordi i ri, është shfuqizimi i këtij vendimi, që qytetarët të paguajnë taksë për të hyrë në stacion.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme