Bujar Gashi, drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë

Bujar Gashi, drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë

11 December 2018 14:21

Bujar Gashi është emëruar drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai ka thënë se “Bujari është zgjedhja e duhur për të vazhduar reformën në Shëndetësinë primare në Prishtinë”.

“Sot kam emëruar drejtor të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Dr. Bujar Gashin. Dr. Bujari është specialist i mjekësisë familjare dhe trajner i akredituar për Mjekësi Familjare. Në vitin 2016 e kemi zgjedhur si drejtor të Qendres së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë dhe që nga ajo kohë ka treguar rezultate të matshme në fushën e urgjences dhe menaxhimit shëndetësor. Bazuar në rezultatet në punë dhe njohjen e Shëndetësisë Primare në komunën tone, Dr. Bujari është zgjedhja e duhur për ta vazhduar reformen në Shëndetësinë primare në Prishtinë”, ka shkruar Ahmeti.

Gashi zëvendëson Arben Vitinë, anëtar i VV-së, i shkarkuar kohë më parë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme