Bordit të “Stacionit të Autobusëve” i kërkohet shfuqizimi i taksës prej 10, 50 centë dhe 1 euro për të hyrë në stacion Foto: Ilustrim/Koha

Bordit të “Stacionit të Autobusëve” i kërkohet shfuqizimi i taksës prej 10, 50 centë dhe 1 euro për të hyrë në stacion

06 dhjetor 2018 16:50

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se pas marrjes në administrim të plotë të Stacionit të Autobusëve nga koalicioni qeverisës në Prishtinë, aksionarët e ri të Stacionit të Autobusëve të Prishtinës kanë kërkuar nga bordi i ri që të shfuqizohet vendimi për taksen që qytetarët paguanin për të hyrë në stacion e që ka qenë në tri nivele, 0.10, 0.50 dhe 1 euro.

“Presim që ky vendim të merret në fillim të javës tjetër dhe që duke filluar nga java e ardhshme kjo takse të mos paguhet nga qytetaret”, ka thënë Ahmeti në një postim në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë se anëtarët e rinj të bordit, siç pati njoftuar Komuna e Prishtinës, kur Komisioni i Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike “Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë pati vendosur të shkarkojë bordin e kaluar të kësaj ndërmarrjeje, tani janë Faton Raçi, Anita Morina Saraqi, Afërdita Syla Ismaili, Fatmir Morina.

“Gjatë javëve në vijim bordi do të merret edhe me adresimin e shumë ankesave për parregullsi në administrimin e Stacionit të Autobusëve gjatë periudhës kur nuk kemi pasur qasje të plotë në dokumentacionin dhe qeverisjen e kësaj ndërmarrjeje publike”, thotë Ahmeti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme