Cilësia e ajrit sot në Prishtinë më e mirë

Cilësia e ajrit sot në Prishtinë më e mirë

06 dhjetor 2018 11:31

Me kalimin e frontit të ftohtë, kualiteti i ajrit është përmirësuar dukshëm gjatë ditës së sotme.

Se ndotja është regjionale mund të shihet edhe në tabelën e mëposhtme ku janë dhënë vlerat ditore për disa qytete të rajonit nisur nga veriu në jug, nga Serbia, Bosnja, në Prishtinë dhe në Maqedoni.

Në tabelë vërehet që ditën e sotme më 5 dhjetor, pothuajse në të gjitha stacionet e rajonit, ka rënie të grimcave ndotëse PM 2.5. Siç shihet Sarajeva ka pasur ndotjen më të lartë në katër ditë rresht me indeksin e kualitetit të ajrit mbi 200, e më 3 dhjetor edhe mbi 300. Më pas, sipas matjeve në Ambasadën amerikane, është Prishtina. Për Prishtinën janë dhënë dy palë shënime, njëra nga matjet në Ambasadën Amerikane, e tjetra është mesatarja e tri stacioneve, dy stacioneve zyrtare të Institutit Hidrometeorologjik dhe stacionit të Ambasadës Amerikane. Po ashtu edhe në Shkup është mesatarja e të gjitha stacioneve matëse në qytetin e Shkupit.

Nën matjet e vlerave ditore, është mesatarja e koncentrimit të grimcave për ditët paraprake, ndërsa në rreshtin e fundit, është numri i ditëve me tejkalime mbi 25 ug/m3 (mikrogram në metër kub) që është edhe standard ndërkombëtar për kufirin e vlerave ditore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme