Ahmeti tregon masat e ndërmarra për luftimin e ndotjes së ajrit Foto: Koha / ilustrim

Ahmeti tregon masat e ndërmarra për luftimin e ndotjes së ajrit

05 dhjetor 2018 11:03

Indeksi i cilësisë së ajrit mbrëmë në Prishtinë ka arritur vlerën prej 493 (rrezikshëm për shëndet), ka bërë të ditur kryetari Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook, transmeton Koha.net. Tani, cilësia e ajrit në Prishtinë është në vlerë prej 65 (mesatare).

Gjithashtu, Ahmeti ka thënë se dallimi kryesor i situatës prej mbrëmë deri sot janë parametrat e shtypjes atmosferike dhe lagështisë të cilat i mbajnë grimcat e ndotjes në lartësi të ulët të cilat e bëjnë të vështirë frymëmarrjen.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Indeksi i cilësisë së ajrit mbrëmë ka arritur vlerën prej 493 (rrezikshëm për shëndet)

Sot, indeksi i ciilësisë së ajrit është 38 (tepër pastër).

Dallimi kryesor I situates prej mbrëmë deri sot janë parametrat e shtypjës atmosferike dhe lagështisë të cilat I mbajnë grimcat e ndotjes në lartësi të ulët të cilat e bëjnë të vështirë frymëmarrjen.

Ndotja duhet të luftohet gjtaë gjithë vitit dhe është politikë afatgjate, dhe nga viti I kaluar janë ndërmarr këto masa

1. Zgjidhja afatgjate për përdorimin e qymyrit për ngrohje është ngrohja qendrore dhe kogjenerimi. Kjo mund të bëhet me dyfishimin e kapaciteteve të kogjenerimit në KEK. Kosto e instalimit të pajisjeve -24.8 milion euro dhe vendimi politik. Pastaj vjen edhe kosto e zgjerimit të rrjetit në dhjetëra miliona euro. Momentalisht Termokos është në process të tenderimit të zgjerimit të rrjetit actual dhe kapaciteteve aktuale. BE ka zotuar edhe 13 milion për dyfishimin e kapaciteteve. Me vullnet politik dhe financim brenda 5 – 7 viteve do të mund të kyqet krejt qyteti në rrjet.

2. Investime në transportin publik dhe mbyllje graduale e disa rrugëve në qendër. Janë investuar mbi 11 milion euro në transport publik por kjo nuk mjafton. Tani kalojmë në fazen e investimeve në sektorin privat.

3. Investime në eficiencë të energjisë. Tani kemi ndërruar më shumë se gjysmen e ndricimit publik në LED dhe do të vazhdojmë edhe më tutje. Së shpejti nënshkruajmë fazen e dyte të investimeve në n;dërtesat publike për të zvogëluar konsumin e energjisë elektrike.

4. Kemi bërë investimet nëpër shkolla dhe institucione tjera dhe më nuk ka institucione që ngrohen me qymyr.

5. Rritja e hapësirave të gjelbërta – kemi shtuar numrin e drunjve që mbjellim për cdo vjet në 7 mijë. Po investojmë nëpër parqe për të shtuar edhe më tutje hapësirat.

Niveli qendror

Duhet të ketë edhe më tutje investime në filterët e disa prej gjeneratorëve në KEK. Sivjet për here të pare është ndaluar dhënia falas e qymyrit për punëtorët e KEK. Duhet të sigurohen investime për të ndaluar ngrohjen me qymyr në institucionet shkollore në gjithë teritorrin e Republikës.

Duhet që as mos të na shkojë mendja në importimin e veturave më të vjetra se 10 vite.

Për shtypje atmosferike e lagështi nuk kemi cka bëjmë por për tjerat janë zgjedhje e vendime që ne si qytetarë I marrim gjatë gjithë vitit”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme